Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Zeka nga Prishtina për vrasjen e djalit të tyre 16 vjeç.
Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për këtë vrasje duke shtuar se duhet të rritet përkushtimi dhe vigjilenca që në Kosovë mos të ketë raste të tilla tragjike.
Aulon Zeka është gjetur i vrarë të shtunën afër shkollës “Model” në kryeqytet.
Në lidhje me këtë vrasje janë arrestuar dy të dyshuar, të mitur(një djalë dhe një vajzë). Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarit.