Kanë mbetur rreth një muaj deri në zgjedhjet lokale, që do të mbahen me 22 tetor.
E, me këtë rast partitë politike tanimë kanë filluar mobilizimin në mënyrë që të jenë sa më të përgatitura për këto zgjedhje.
Gara në këto zgjedhje pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, vlerësojnë analistët.
Në anën tjetër, zyrtarë të PDK-së, thonë se kjo parti do ta tregojë fuqinë e saj në këto zgjedhje.
I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se PDK pret shumë nga këto zgjedhje.
Ai tregoi se nga këto zgjedhje presin që të fitojnë përsëri komunat që i kanë pasur dhe komunat që i kanë humbur t’i rifitojnë.
“Ne presim që të rifitojmë besimin e qytetarëve në komunat ku kemi qeverisur si PDK dhe të rikthejmë disa nga komunat që i kemi humbur në zgjedhjet e kaluara”, tha Krasniqi.
Partia e Kadri Veselit ka nominuar shumë emra të ri për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.