Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim pranë kësaj Gjykate.
Ndryshe, dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës kanë dalë sot para gjykatës, njofton Kallxo.com.
Bëhet fjalë për të dyshuarin G.H. dhe të dyshuarën R.G., të dy të mitur.
Ata janë marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka.
Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.
Bëhet fjalë për dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.