Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë sot urdhër që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t’ju ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë (automjetet zyrtare por edhe burime tjera të pasurisë së Qeverisë) gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të vitit 2017.
Për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale do të ndërmerren masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi.