Cili drejtor i Prishtinës e la pa tekst Erion Veliajn me punën e tij?

Vizita e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Prishtinë ka vazhduar edhe sot kur ai për së afërmi është njoftuar me reformat e qeverisjes së Shpend Ahmeti në kryeqytetin e Kosovës.
Mirëpo, i pari i Tiranës është befasuar me punën e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Gjatë pjesëmarrjes në hapjen e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në lagjen Tophane të Prishtinës, ai është befasuar me standardet e aplikuara. Për më tepër, ai ka pasur rastin të informohet edhe për hapjen e qendrave të tjera dhe renovimin e qendrave ekzistuese të cilat raportohet në vazhdimësi se ofrojnë shërbime cilësore për qytetarë. Portali Sakte.net merr vesh se është rritur në shkallë të lartë knaqshmëria e pacientëve me shërbimet mjekësore që ofrohen në Qendra e Mjekësisë në kryeyqytet.
Me këtë rast, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti u shpreh se kjo qendër e Mjekësisë Familjare ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme për banorët e kësaj lagjeje dhe do t’ju shërbejë si është më së miri pacientëve, pasi ka një staf të kompletuar mjekësor dhe është mjaft moderne.

Kurse i pari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka përgëzuar për punën e bërë Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe i ka lavdëruar ata, duke thënë se është e vetmja qeveri komunale që punon me kaq shumë pasion e pak mjete për qytetarët.

Përndryshe, drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës udhëhiqet nga Dr. Arben Vitia, i cili ka qenë iniciator i shumë projekteve që kanë transformuar pozitivisht shërbimet mjekësore në kryeqytet./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme