Dikur simbol i forcës së socialistëve francezë, sot zyrat qendrore të Partisë Socialiste në qendër të Parisit janë nxjerrë në shitje pas debaklit në zgjedhjet e këtij viti në Francë.
Kjo parti ka qenë e vendosur në Rue de Solferino në Arrondissement e shtatë elegant të kryeqytetit francez që prej vitit 1981, kur ish-lideri Francois Mitterrand ishte zgjedhur presidenti i parë socialist sipas kushtetutës aktuale, transmeton Express.
Pas plot 36 viteve, partia po lufton për mbijetesë pas debaklit në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin maj, dhe pas një rezultati të turpshëm në zgjedhjet parlamentare në qershor.
Vendimi për shitjen e zyrave qendrore u mor dje në mbrëmje nga drejtuesit e partisë, ndërsa mediat franceze raportojnë se objekti 3.000 metra katror mund të kushtojë nga 40 deri në 70 milionë euro.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pas-debaklit-ne-zgjedhje-partia-franceze-detyrohet-t-i-shese-zyrat-qendrore-ne-paris-436797/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright