Djali i kryetarit të komunës së Karposhit të Shkupit edhe pse në moshë të re ka arritur të bëj biznes duke përfituar qindar mijëra euro në vit. Bëhet fjalë për Goce Jakimovski djali i kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski, njeriu që ka partinë GROM, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE. Jakimovski ka themeluar kompaninë “Trans Meditor DOOEL” në Shkup, në vitin 2010 e cila u përfshi në biznesin për transportin e naftës. Për çdo vit kjo kompani ka përfituar nga 100 mijë deri në 200 mijë profit nga ky biznes, me pronarin 28 vjeçar Jakimovski, shkruan javorja “Fokus”.