Liliane Bettencourt, vajza e themeluesit të kompanisë së njohur “L’Oréal”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vajza e saj këtë të enjte.
E lindur në Paris në vitin 1922, ajo ishte gruaja më e pasur e botës, me 39.5 miliardë dollarë.
Liliane Bettencourt ishte vajza e vetme e Eugene Schueller, themeluesit të gjigantit të kozmetikës, e cila në vitin 1950 u martua me politikanin francez, André Bettencourt.
Në vitin 1957, ajo trashëgoi nga babai i saj biznesin familjar, duke qenë aksioneria kryesore e saj.