Numri i të vdekurve ka gjasa që të rritet Shënimet më të reja zyrtare qeveritare kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve nga tërmeti 7.1 ballë i së martës në Meksikën qendrore është rritur në 282 ndërkaq 50 persona konsiderohen të zhdukur . Gjysma e këtyre vdekjeve ndodhën në kryeqytetin Mexico City, ku u shkatërruan afro 40 objekte, ndërsa gjysma tjetër në shtetet rrethuese. Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Përderisa ekipet e shpëtimit përpiqen për të shpëtuar fëmijët që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një shkolle në Mexico City, ekspertët thonë se viktimat e tërmetit mund të mbijetojnë deri në 72 orë ose tri ditë pa ujë. Me tërmetin që ndodh rreth orës 13:00 të martën, shanset për gjetjen e të mbijetuarve pritet që sot të bien ndjeshëm. Mbrëmë ndërtesa Empajer Stejt Bilding në Nju York ,në shenjë solidaritetit më viktimat e tërmetit në Meksikë dhe të uraganeve në Karaibe ishte ndriçuara me ngjyrat flamujve të vendeve të rajonit të goditura nga këto fatkeqësi natyrore./21Media