Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryetarin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili e uroi kryeministrin kosovar për detyrën, duke i shprehur atij dëshirat më të mira, për të dhe popullin e Kosovës, në rrugën euroatlantike.
Mesiq nga ana e tij është shprehur se funksionet politike janë kalimtare, porse miqësia me Ramush Haradinajn dhe me popullin e Kosovës do të jetë e përjetshme, njofton Zyra e Haradinajt.
Kryeministri Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që kryetari Mesiq i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme.
“Në Kosovë jeton një komunitet i vogël kroat dhe unë si kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm. Do të jem pranë tyre…”, ka thënë Haradinaj.
Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO është një shembull i mirë, tek i cili duhet të mbështetet Kosova në agjendën e saj euroatlantike, ka thënë kryeministri Haradinaj.
© KOHA.