Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se kritikuar qeverisjen e drejtuar nga Mimoza Kusari-Lila, për të cilën thotë se nuk do të mbahet mend për ndonjë projekt të madh, derisa ka premtuar se në Gjakovë do të bëjë diçka që moti nuk është parë në këtë komunë.
I bindur se AAK do të fitojnë në këtë komunë, ai ka thënë se për çdo projekt do ta ketë edhe përkrahjen e madhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Gjini në një intervistë për KosovaPress, ka shpalosur në vija të trasha, programin me të cilin synon të marrë timonin e Gjakovës.
Mimoza Kusari-Lila, sipas tij, nuk ka jetuar në qytetin që e ka drejtuar dhe se për këtë arsye nuk i ka përjetuar problemet e qytetarëve.
Ai ka përmendur disa projektet të cilat janë nisur por që nuk kanë përfunduar.
Gjini shtoi se ajo çfarë duhet të bëhet në komunën e Gjakovës është mos me i gënjyer qytetarët dhe mos me iu rritë shpresat. Teksa thotë se për ish ndërmarrjet shoqërore do të zgjidhet çështja e tyre, pasi në krye të Qeverisë është kryeministri që vije nga AAK-ja.
“Tani më nuk kemi nevojë me bërë presion se e kemi Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Hardinaj, mirëpo duhet me bërë presion pozitiv që me u zgjidh statusi i ndërmarrjeve shoqërore të Gjakovës. Nuk mundet Komuna me e bërë, mirëpo Komuna duhet me bërë presion që të zgjidhet ai status në mënyrë që këto asete me qenë të shfrytëzueshme për qytetarët e Gjakovës. … veç me i krijuar kushtet, se zhvillimin ekonomik e bëjnë njerëzit, nuk e bënë pushti, pushteti vetëm krijon kushte. Mendoj që ajo që ka me bërë Gjakova në katër vitet e ardhshme, ka me qenë diçka që shumë, shumë moti nuk e kanë parë.”, tha Gjini.
Si fokus tjetër i veçantë për Gjinin është edhe rinia, të cilët do të kenë shumë më shumë përkrahje se sa që kishte.
Ai ka përmendur disa projekte të nisura nga ish pushteti i AAK-së, në Gjakovë si ai i shëtitores “Krena” e që nuk është zhvilluar, ku sipas tij, në planin e AAK-së do të mund të përfitojnë mbi 100 prona private duke krijuar vende të reja të punës.
Gjini ka përmendur si investime në infrastrukturë që do të realizohen nga niveli qendror e që do të ndikojnë në Gjakovën siç është gjysmë rrethi i Gjakovës, rruga e hapur Istog-Pejë –Deçan-Gjakovë-Prizren./KosovaPress/