Bashkimi Demokratiki për Integrim po mban konventën promovuese të kandidatëve për kryetar të komunave, në të cilën fjalim mbajti edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Me fitoren e kandidatëve të BDI-së nuk fiton BDI , por fitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne e kemi dëshmuar më shumë se një decenie se dimë të përballemi, dimë të ndërtojmë dhe ndryshojmë dhe jo vetëm që kërkoj por iu drejtohem përmes jush gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve në Maqedoni se ne garojmë me vlera dhe ne këtë e kemi dëshmuar gjatë historisë tonë të veprimit deri më tani. Më 15 tetor nuk fiton BDI, fitojnë shqiptarët, fitojnë qytetarët në Maqedoni me fitoren e kandidatëve që ne garojmë në këto zgjedhje lokale”, ka theksuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.