Kandidati për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, zbuloi moton e fushatës.
“Jepi kokrrën Rahovecit”, është slogani i tij për qytetin simbol të kultivimit të rrushit.
Në 10 zotimet e programit të tij, Korenica i jep prioritet zhvillimit të bujqësisë dhe mbështetjes së kultivuesve të rrushit.