Haradinaj është njoftuar me punën të cilën e bënë kjo drejtori, në dhomën operative të saj.
Në fund të përfundimit të vizitës së tij kryeministri Haradinaj u prononcua për media ku tha se gjatë këtij takimi me drejtorin e policisë, Shpend Maxhuni u dakorduan që të punojnë më së shumti në luftimin e drogave.
“Diskutuam për disa punë më urgjente e një ndër to është droga ose narkotikët te fëmijët është një nga problemet më urgjente, kjo është e pa tolerueshme, po ashtu kemi diskutuar edhe për vjedhjet dhe ne u dakordum që fëmijëve tanë mos t’ju ofrohet droga e mos t’i cënohet siguria fëmijëve tanë”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj është shprehur se “Rendi dhe ligji është nevojë dhe interes për të gjithë ne e po ashtu është parametër që prezanton aftësitë e Kosovës edhe në sy të ndërkombëtare”.