Ahmeti prezanton 4 zotimet e fushës “Lagjja jonë e pastër”

Në konferencën e sotme për media u fol për një nga prioritetet kryesore të mandatit të radhës të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

“Lagjja jonë e pastër”, me 4 Zotime brenda, ka për qëllim ndërtimin e sistemit për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës.

“Në katër vitet e mandatit tonë të parë, ne kemi pasur situatë jo të mirë me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, për shkak se kompania “Pastrimi” me në krye Feim Salihun ka qenë në kundërshtim me politikat tona dhe nuk ka bashkëpunuar me ne. Megjithatë, në jemi angazhuar maksimalisht që të vendosim rregull në këtë drejtim, me ç’rast janë pastruar qindra deponi ilegale, janë vendosur kontejnerë të rinj në shumë lagje, e të tjera. Në mandatin e ardhshëm, përmes hapave konkretë që do t’i ndërmarrim, Prishtina do të jetë ambient i pastër, në secilën lagje e në secilin fshat”, tha nënkryetari i Lëvizjes, Dardan Sejdiu.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, prezantoi 4 zotimet e fushës “Lagjja jonë e pastër”, zotime këto që do të zgjidhin problemin e mbeturinave në kryeqytet.

1. Mbledhja e mbeturinave do të paguhet në Komunë dhe sipas rregullores së re – Komuna e Prishtinës ka arritur që në përputhje me ligjin prej 1 janarit të vitit 2018 të mbledh pagesat për mbledhje të mbeturinave direkt. Pra, qytetarët do të paguajnë mbledhjen e mbeturinave në Komunë e jo në “Pastrim”, dhe me këtë rast Komuna do të ketë mundësinë që qytetin ta ndajë në disa zona dhe mbledhja e mbeturinave do të behet në mënyrë më efikase.

2. Orari dhe Plani i ri Logjistik për mbledhjen e mbeturinave – Gjatë vitit 2018 Komuna do ta bëjë planin aksional dhe planin e ri logjistik për mbledhjen e mbeturinave, planin e vendosjes efikase së kontejnerëve dhe veprimet e tjera që nevojiten për Prishtinë të pastër.

3. Mbeturinat do të mblidhen në të gjitha lagjet – me planin e ri aksional të gjitha lagjet do të përfshihen në mbledhjen e rregullte të mbeturinave. Deri në fund të mandatit nuk do të ketë asnjë lagje që nuk është e përfshirë në orar dhe plan.

4. Do të fillojë ndarja e mbeturinave dhe mbeturinat do të riciklohen – Pas pilotimit të ndarjes së mbeturinave në lagjen

Dardania, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me partnerët/donatorët ndërkombëtar do të organizoj një studim të fizibilitetit për menaxhimin e mbeturinave. Do të analizohen disa opsione për përdorimin e mbeturinave sipas ndarjes që do të bëhet.

“Në këtë formë do ta vendosim në kontroll menaxhimin e mbeturinave brena Komunës sonë. Do t’i mbledhim vetë pagesat, dhe do ta bëjmë planin e ri aksion e logjistik për mbledhje të mbeturinave. Në këtë formë, nuk do të mbetet asnjë lagje e fshat i Prishtinës pa e marrë këtë shërbim nga Komuna. Për më tepër, jemi duke i monitoruar edhe mbledhësit joformal të mbeturinave, që e kryejnë një punë të cilën do duhej ta kryente Komuna, dhe do të mundohemi të gjejmë metoda për formalizimin e punës së tyre”, tha Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme