E përditshmja beogradase, “Kurir”, ka publikuar sot vazhdimin e dytë rreth lidhjes së kryeministres serbe, Anna Brnabic, me të dashurën e saj, Milica Djuric.
Sipas kësaj medie, kryeministrja është kapur në mashtrim dhe konflikt të madh interesi duke mashtruar me disa transaksione parash.
Njëra prej kompanive të saj “Energy Inovejšen” (Energjia dhe inovacioni) është transferuar në emër të dashurës së saj, Milicës, transmeton Indeksonline.
Kështu, kryetarja e ekzekutivit të Serbisë ka fshehur pronësinë e vërtetë dhe kjo bie ndesh me ligjet e vendit të tyre.
Ndryshe, dje gazeta “Kurir” ka publikuar për herë të parë disa fotografi të së dashurës së kryeministres Brnabic.
Sipas kësaj gazete, kryeministrja për tetë vjet ishte në lidhje me një mjeke e cila punon në Qendrën Klinike të Serbisë. Pas zgjedhjes në krye të qeverisë ajo është deklaruar haptas se ka orientim tjetër seksual, pra është lesbike.