Ish-drejtori i skandaleve në QKUK Nijazi Gashi, këshilltar i ministrit Ismaili

Ish-drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi, është kthyer në pozitë të lartë në sistemin publik shëndetësor. Ai është emëruar këshilltar i lartë i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ministri, por ai nuk ka dashur të komentojë arsyet e emërimit të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Ismaili, i cili në ditët e para pas marrjes së detyrës ka kritikuar mënyrën se si funksionojnë spitalet publike, do të marrë këshilla për menaxhim nga Gashi, i cili gjatë udhëheqjes së tij në QKUK ka pasur shumë skandale. Ardhja e Gashit si menaxher i QKUK-së atëkohë lidhej me PDK-në, ndërsa ai e mohonte afërsinë me këtë parti. Por në manifestimet dhe në takimet e kësaj partie me strukturat e veta, Gashi është parë të marrë pjesë aktivisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme