Çka i tha Rama Vuçiqit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët kanë folur edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, njofton Klan Kosova.

“Kosova do të jetë një anëtare e vlefshme për UNESCO-n”, ka thënë Haradinaj para mediave.

“Kurdo që do të ndodh Kosova do të fitojë për trashëgiminë kulturore të botës”.

“Nëse mund të ndodh këtë vit kjo është fitore, nëse jo kjo do të ndodh në etapën tjetër”.

Ndërsa Rama ka thënë se është absurd nga ana e Serbisë të veprojë kështu kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, njofton Klan Kosova.

“I kam thënë Vuçiqit, presidentit të tanishëm se nuk po e kuptoj logjikën e kundërshtimit të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Rama para mediave.

“Nëse për serbët ka një rëndësi trashëgimia e tyre kulturore në Kosovë, atëherë ata duhet të ishin të parët që do të duhej të vraponin për ta mbrujtur trashëgiminë e tyre – se kuptoj, kjo është absurd”.

“Ai e ndjekë në kohë reale jetën politikë në Kosovë dhe Shqipëri, më vonë do të përgjigjet për këto që thamë, nëse kjo nuk ndodh unë jam i bindur se ai është duke reflektuar”.

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme