Në këtë konferencë do bëhet edhe publikimi i rezultateve të hulumtimit me të njëjtin titull, i cili është zhvilluar me nxënës të shkollave të mesme të larta, nga Komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Hulumtimi në fjalë është kontribut i punës dhe bashkëpunimit të Kolegjit “Tempulli” me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS” dhe Forumin e Kosovës për siguri në rrugë.
Konferenca mbahet sot në Prishtinë.