Sulmohet qendra e Vetëvendosjes në Pejë

Persona të panjohur kanë sulmuar me gurë qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Nga ky sulm, që ka ndodhur sonte rreth orës 22:30 janë thyer xhamat e zyrës së kësaj partie, që gjenden në katin e dytë të një objekti në afërsi të “Urës së Gurit” në Pejë.

Ne momentin e sulmit, brenda në Zyra kanë qenë aktivistët e këtij subjekti, që po përgatiteshin për tubimin e nesërm që ka Vetëvendosja në Pejë, njofton korrespodenti i grupit KOHA në Pejë. Siç mësohet asnjë prej aktivistëve nuk është lënduar.

“Deri sa shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ishte duke punuar për tubimin e nesërm në Pejë, persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Për rastin është njoftuar policia”, thotë për Koha.net Taulant Kelmendi, shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Ai thotë se nuk ka ndonjë dyshim pse ka ndodhur ky sulm, dhe se nuk dihet nëse i njëjti mund të jetë nxitur nga incidenti që ndodhi sonte në një debat televiziv mes deputetit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe deputetit nga subjekti Nisma për Kosovën, Milaim Zeka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme