Presidenti i Francës dekoron profesorin Valon Murtezaj

Për merita të shquara, me dekret të Presidentit të Republikës franceze, është dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Meritës, profesori i Parisit, Valon Murtezaj.
Murtezaj është graduar me titullin e lartë, Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës.

Kjo dekoratë, nga më prestigjiozet në botë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe të arritura të shquara jetësore në fusha të ndryshme.

Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar në vitin 1963 nga presidenti Charles de Gaulle. Bashkë me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë dy nga më të lartë të Francës.

Dekorata do t’i prezantohet profesorit Murtezaj në një ceremoni të veçantë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme