Blerim Bexheti bën premtimin më absurd në fushatë: 300 milionë euro investime në liqenin e Treskës

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, në Programin e tij zgjedhorë parasheh, investime kapitale të jashtme në Saraj. Një ndër investimet më të mëdha është investimi në Liqenin e Treskës. Blerim Bexheti thotë se tani më pritet vetëm një vendim i Ministrisë së Ekonomisë, që Liqeni i Treskës të shpallet zonë e lirë Turistike, ndërsa komuna po përfundon dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas planifikimeve, në Liqenin e Treskës, pritet të investohet rreth 300 milion euro, nga investitorë të jashtëm, dhe sipas planifikimeve do të hapen rreth 1500 vende pune. “ Punët administrative janë në fazën finale rreth investimit në Liqenin Treska. Sipas planifikimeve në këtë projekt, nga investime të jashtme do të investohen rreth 300 milion euro, dhe do të hapen rreth 1500 vende të punës. Shpresojmë se në katër vitet e ardhshme ky projekt të përfundojë. Sipas projektit, planifikohet të ndërtohet Qendër rekreative në përmasa rajonale.

Do të jetë Qendër më e madhe në rajon. Së shpejti pritet që Liqeni I Treskës me vendim të Ministrisë së Ekonomisë të shpallet zonë e lirë Turistike”, u shpreh kandidati I BDi-së në Saraj, Blerim Bexheti. Ky investim pritet që të ndryshojë aspektin ekonomik lokal në Komunën e Sarajit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme