Mimoza Kusari – Lila ua pamundëson nxënësve të katundeve shkollimin (Video)

Një vendim i ri i kryetarës së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka ngjallur zemërimin e banorëve të fshatrave të Gjakovës të cilët revoltën e tyre e kanë shprehur disa herë në takime me përfaqësues komunal, si dhe kanë paralajmëruar radikalizim të veprimeve lidhur me këtë vendim.

I ftuar në emisionin “Saktë”, edhe ish kryetari Pal Lekaj është shprehur i shqetësuar për këtë vendim duke thënë se një gjë e tillë pos që është diskriminim, po ashtu edhe është në kundërshtim me ligjin. Ai ka premtuar se kjo çështje do të ngritet në seancën e radhës në Kuvendin Komunal nga ana e asambleistëve të AAK – së.

Detajet e këtij vendimi skandaloz mund t’i kuptoni sonte në ora 22:00, në emisionin “Saktë” që transmetohet në portalin Sakte.net dhe në televizionin First Channel./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme