Projektet e Kasamit, përkrahja e shteteve të fuqishme dhe rezistenca qytetare ndaj mashtruesve, alarmojnë Qeverinë (FOTO/VIDEO)

Përkrahja e fuqishme ndaj Bilall Kasamit në terren, sallat e stërmbushura me përhahës të cilët me interesim ndjekin programin dhe projektet e kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, kanë alarmuar jo vetëm Bashkimin Demokratik për Integrim. Ditë më parë, në përkrahje të Teuta Arifit erdhi edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në përpjekje për të mbuluar premtimet e parealizuara të Arifit.



Mirëpo, në Reçicë të Vogël Zaev dhe Arifi u përballën me revoltën qytetare të cilët nuk lejonin ripërsëritje të premtimeve të kaluara e as riciklim të politikanëve që fushatën tentonin ta mbështesnin në të njëjtat premtime. Me rritjen e rezistencës së popullatës ndaj politikanëve që gjatë katër viteve nuk realizuan thuajse asgjë nga planprogrami i premtuar parazgjedhor, u rrit edhe oferta e Qeverise e cila u mobilizua kundër kryetarit të Lëvizjes BESA.

Tash së fundmi, Zoran Zaev pasi që dështoi të sigurojë mbështetje për kandidaten e tij Teuta Arifi, këtë përpiqet indirekt ta bëjë përmes IPA fondeve. Respektivisht, e tërë Qeveria ka kopjuar në plotni programin që Kasami ka prezantuar gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore ndërkohë që ka siguruar përkrahje të shteteve të fuqishme dhe të suksesshme në realizimin e projekteve të cilat i ka prezantuar deri më tani. Jo shumë kohë më parë, Kasami për këtë mobilizim të Qeverisë në garë kundër tij deklaroi se Lëvizja BESA me profesionistët e saj ka mbështetjen e popullit dhe shteteve të fuqishme që besojnë në vizionin dhe të kaluarën e pastërt të Lëvizjes BESA, ndërsa kandidatët e tjerë janë të parapëlqyerit e maqedonasve sipas logjikës “më shka se shkau”.

Përndryshe, Zaev direkt ose indirekt përmes kuadrove të tij shqiptarë qofshin brenda partisë apo edhe jashtë saj ku shërbejnë si stelitë rë tij – siç është rasti i Teuta Arifit, është duke u përpjekur që t’i ndikojë që të përzgjidhen vetëm ata kandidatë që janë të preferuarit dhe të dëgjueshmit e maqedonasve./Sakte.net

https://www.facebook.com/bilallkasami1/videos/1913837695547034/
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/746526615536050/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme