Thaçi kritikon ndërkombëtarët, ambasadori O’Connel largohet nga salla

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi teksa po merr pjesë në organizimin e organizatave joqeveritare me temën ” perceptimin i Gjykatës Speciale”, duke folur për Gjykatën i pari i vendit adresoi kritika të shumta për ndërkombëtarët, shkruan Zeri.info”.

Mirëpo gjatë fjalimit të presidentit ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell lëshoi sallën.

Nuk dihet nëse ishin ato kritikat e Thaçit që bënë që ambasadori të largohet.

Thaçi gjatë fjalimit të tij tha se Kosovës i është bërë padrejtësi pasi ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe i janë shtuar vështirësitë.

“Kosova mbajti fjalën e themeloi Gjykatën po bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap. Kosovës veçse iu vështiruan mundësitë. Kosova u tregua me lojale por u ndëshkua më së shumti”, tha ai. Thaçi bazuar në hulumtim tha se kjo Gjykatë besohet se do të merret vetëm me shqiptaret dhe jo me serbet. “Nuk do të merret asnjë rast për shqiptaret e vrarë, dhunën ndaj grave shqiptare, pra asnjë krim që kanë bërë në Kosove”, ka thënë Thaçi./Zeri/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme