Në kuadër të fushatës “derë më derë”, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, Forumi i Gruas i Lëvizjes BESA – Tetovë ka realizuar takime me banorët e fshatit Shipkovicë.
Në këto takime përpos që u prezantua programi i Lëvizjes BESA, po ashtu edhe u evidentuan nevojat emergjente të banorëve të këtij fshati ku mungon ndriçimi publik dhe nuk ka as transport publik. Njëkohësisht, në këtë fshat edhe cilësia e ujit është e kontestuar ngaqë uji që përdoret për pije nuk pastrohet me klor.
Një problem tjetër shqetësues është numri i ultë i nxënësve në shkolla si pasojë e migrimit të fëmijëve nga mungesa e prespektivës në këtë fshat.
Nga vizita e banorëve që kanë realizuar gratë e Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA, janë evidentuar edhe mungesa e një parku të lojrave dhe hapësirave rekreative për të rinj. Gjithashtu, banorët e kësaj ane nuk janë kompensuar as për dëmet nga vërshimet./Sakte.net
[{ loading … }]
[{ loading … }]