Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mbajti sot konferencën e tretë për media mbi fushatën parazgjedhore, në të cilën u prezantuan gjetjet nga monitorimi i shpenzimeve të fushatave i kryer bashkë me Transparency International të Çekisë, problemet e përgjithshme në këtë fushë, si dhe mbarëvajtjen gjatë 19 ditëve të fushatës zgjedhore.
Ondrej Cakl nga Transparency International e Çekisë, ka theksuar se hulumtimi i zhvilluar në bashkëpunim me KDI-në mbi shpenzimet e subjekteve politike për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë është realizuar duke u dërguar subjekteve politike një pyetësor me tetë pyetje mbi shpenzimet e fushatave paraelektorale.
“Janë 6 nga 20 subjekte të përzgjedhura që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ofruar të dhëna mbi shpenzimet. Ne e shohim si përparim që disa subjekte politike kanë bërë hapin e parë të transparencës. Duhet të cekët se edhe këto gjashtë subjekte kanë deklaruar vetëm pasi janë kontaktuar me telefon dhe të gjashtë subjektet janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të pyetësorit. Partitë politike kanë treguar përmes pyetësorit se sa është buxheti i tyre, si do ta shpenzojnë atë dhe shtabet e tyre zgjedhore”, ka thënë ai.
Subjektet që kanë dhënë përgjigje janë: Lëvizja për Bashkim , NISMA , Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Fjala, Partia Social Demokrate e Kosovës dhe Porket za Gora.