Një fushatë moderne dhe me një përkrahje të parezervë është duke e zhvilluar kandidati i Lëvizjes BESA, Dr. Amir Elezi në komunën e Tearcës e cila përgjatë 10 viteve sa u udhëhoq nga BDI ishte një prej komunave që në hulumtime të ndryshme rezultonte se ka probleme serioze me nepotizmin, korrupsionin dhe konfliketet e interesit.
Elezi me ekipin e tij ka fituar brenda një kohe të shkurtër simpatinë e thuajse të gjithë banorëve të Tearcës që prej tani kanë filluar ta thërrasin kryetar njeriun i cili gjatë kësaj fushate prezantoi edhe projekte konkrete për zhvillimin e kësaj komune, i rrethuar nga energji të reja dhe ekspert të fushave të ndryshme.Sakte.net