Ushtarët shpëtojnë familjen e mbajtur peng prej 5 vitesh

Ushtarët pakistanezë kanë shpëtuar nga pengmarrja një çift amerikano verior së bashku me fëmijët e tyre të cilët mbaheshin peng nga grupet terroriste talebane prej më shumë së 5 vjetësh. Sipas një informacioni të agjensive inteligjente amerikane, u realizua me sukses operacioni i shpëtimit të pengjeve, që forcat talebane i kanë kërcënuar me ekzekutim.

Në sajë të një zbulimi të agjensive inteligjente amerikane, trupat ushtarake pakistaneze shpëtuan një qytetar  kanadez,  bashkëshorten e tij amerikane dhe 3 fëmijët e tyre të cilët mbaheshin peng nga terroristët talebanë.

Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara zbuloi informacione të rëndësishme rreth vendodhjes së familjes amerikane e cila ishte rrëmbyer  gjatë një udhëtimi turistik në Afganistan në 2012-ën. Sipas zbulimit të inteligjencës, pengjet ishin zhvendosur në kufirin veriperëndimor të Pakistanit duke ndihmuar kështu forcat pakistaneze të realizojnë me sukses operacionin e shpëtimit.

Udhëheqësit talebanë konfirmuan në dhjetor se kishin publikuar një video ku shfaqej familja e rrëmbyer amerikano-kanadeze, përfshirë dhe fëmijët e tyre që mbaheshin peng nga rrjeti terrorist Haqqani. Në videon e siguruar nga inteligjenca amerikane shfaqen dy djemtë e çiftit, ndërsa amerikanja Caitlan Coleman ishte shtatëznaë me fëmijën e tretë gjatë kohës së rrëmbimit.

Në një tjetër video në 2016 shfaqet çifti amerikano-kanadez duke u bërë apel qeverive të tyre që të ushtronin presion ndaj Afganistanit për të ndaluar ekzekutimin e tyre.

Ushtria e Pakistanit tha se ky operacioni i suksesshëm tregoi alenacën e fortë me të vendit të tyre me Shtetet e Bashkuara për të luftuar terrorizmin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme