Ende po emërohen zv.ministra në Qeverinë Haradinaj, pritet të jenë rreth 50

Qeveria e Ramush Haradinajt, e përbërë prej 21 ministrave, ka emëruar edhe disa prej zëvendësministrave, numri i të cilëve pritet të jetë rreth 50. Nga PDK’ja, janë emëruar katër zv.ministra, ndër ta edhe Agim Ceku, edhe AKR dhe AAK kanë dërguar një pjesë të emrave të zv.ministrave për emërim.

Gazeta Express dje ka publikuar vendimin e Hardinajt për emërimin e katër zv.ministrave nga PDK. Agim Ceku do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë që dikur e kishte udhëhequr vetë, e që tani drejtohet nga Rrustem Berisha.

Mustafa Grainca do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Financave, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ndërkaq Izmi Zeka zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën aktualisht e udhëheq Flamur Sefaj.

Drejtori për Informim nga Zyra e Kryeministrit, Halil Matoshi, për Gazetën Express, ka thënë se procesi i dërgimit të emrave nga partitë e koalicionit qeverisës për zëvendësministra nuk ka përfunduar akoma.

Lidhur me numrin e zv.minsitrave që i takojnë secilës parti në Qeveri, Matoshi thotë se “Partitë politike do të kenë zëvendësministra konform fuqisë së tyre politike në Kuvendin e Kosovës”.

Mirëpo, numri i ministrive dhe i ministrave që i takojnë Aleancës Kosova e Re nuk përshtatën me fuqinë politike të kësaj partie në Kuvend. Partisë Behgjet Pacollit me tre deputetë i takojnë katër ministra dhe tetë zv.ministra.

Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi, për Gazetën Express, ka thënë se katër nga tetë zv.ministrat partia e tij ia ka dërguar Zyrës së Kryeministrit.

Arbër Geci do të jetë zv.ministër i Arsimit; Vesel Makolli, zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Fatmir Matoshi, zv.ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Rejhan Vuniqi, zv.ministre e Jashtme.

Ndërsa, Kryeministri Haradinaj, ka emëruar edhe pesë zv.ministra nga partia e tij.

Muharrem Nitaj do të jetë zv.ministër i Arsimit të cilën e udhëheq Shyqyri Bytyqi i Nismës, Magbule Shkodra do të jetë zv. ministre e Zhvillimit Rajonal. Brahim Mehmetaj, zv. ministër i FSK’së; Ali Berisha do të jetë zv. ministër i Shëndetësisë, ndërsa Lulëzim Leci i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Nisma e Fatmir Limajt deri më tani ka emëruar vetëm një zv. ministër.

“Deri më tani Nisma ka emëruar vetëm një zv.ministër. Vesel Krasniqin në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë për Gazetën Express, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Billall Sherifi.

Pjesa tjetër e zv.ministrave nuk janë emëruar akoma, ndërsa pritet që numri i zv. ministrave në  Qeverinë Haradinaj pritet të jetë rredh 50. Qeveria e kaluar, e drejtuar nga Isa Mustafa, numëronte rreth 70 zv. ministra. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme