Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se militantë të një partie politike shqiptare në pushtet e cila njihet për blerje të votave dhe të keqpërdorimit të mjerimit të popullatës të cilën e solli në gjendje të mjerë përgjatë këtyre viteve të udhëheqjes, ka urdhëruar militantë partiakë që janë të njohura nga organet e rendit për veprimtari kriminale që të trokasin derë më derë për të ofruar shuma parash, thasë me miell, vaj dhe gjëra ushqimore elementare në këmbim të votës.
Mirëpo, në një familje shqiptare në Saraj ata kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarit i cili i ka përzënë dhe ka paralajmëruar se rastin do ta bëjë publik në media. Për disa momente është krijuar një situatë e tensionuar midis banditëve partiak të kësaj partie e cila synon të grabisë edhe vlerat e luftës, mirëpo pas rezistencës së banorëve të kësaj lagjeje, ata janë detyruar të tërhiqen me kërcënimin se do të kthehen. /Sakte.net