Drejtori i gazetës online, Insajder, Parim Olluri, pas identifikimit të personit që dyshohet se e sulmoi Vehbi Kajtazin, ka bërë edhe një kërkesë ndaj qytetarëve.
Ai në një shënim në Facebook ka kërkuar që t’i ndihmojnë policisë për gjetjen e Fitim Thaqit, të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Statusi i plotë i tij:
Na duhet ndihma e juaj, ne keto momente.
Policia e Kosoves e ka identifikuar te dyshuarin kryesor per sulmin ndaj kolegut tone, Vehbi Kajtazit.
Fitim Thaqi i eshte shmangur arrestit policor. Nuk i eshte pergjigjur ftesave te Policise per intervistim. Policia po e kerkon ndihmen e qytetareve per te lokalizuar vendndodhjen e tij.
Ai eshte nga Drenasi.
Nese e njihni dhe e keni pare rastesisht kete bandit, atehere ju lutem informojeni Policine e Kosoves.
Ne keto foto, ai shihet i shoqeruar nga Milaim Zeka dhe Azem Syla.
Shperndajeni qe ta shohin miqte e juaj nga Drenasi, te cilet e kane me te lehte mundesine e identifikimit te vendndodhjes se te dyshuarit.