Izet Mexhiti lëshoi miliona për firmën e Mijallkovit?

Kompania ndërtimore Bauer BG, pas të cilës thuhet se qëndron ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ka marrë qindra mijëra euro të reja nga Komuna e Çairit. Pak para se ti skadojë afati kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ai ka shpallur disa tenderë përmes të cilave i ka dhënë kompanisë Bauer BG 300.000 euro për sheshin Skenderbeu, dhe 300.000 euro të tjera gjoja për mbulimin e gropave në rrugët e Çairit.

Ndryshe, kompania Bauer BG merr rregullisht tenderë nga institucionet që udhëheq VMRO DPMNE. Vetëm për projektin “Shkupi 2014”, kjo kompani ka marrë gati 34 milionë euro, prej të cilave më shumë se 11 milion euro vetëm për projektin “Sheshi Skenderbeu”.
E njejta kompania ka kryer punimet edhe për fasadën e re barok të Qeverisë dhe ndërtimet e Kuvendit.

Edhe pse publikisht BDI po negocion me LSDM-në, duket se në pjesën e tenderëve akoma është gjallë koalicioni VMRO-BDI./rrugadrejt

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme