Në zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni që mbahen sot marrin pjesë kandidatë për kryetar komunash dhe këshilltarë prej 19-të partive dhe koalicioneve, ndërsa 64 janë prej grupeve zgjedhore. Janë paraqitur 260 kandidatë për kryetar komunash dhe 6.627 kandidatë për anëtarë të këshillit në 327 lista.
Nën numrin rendor një në fletëvotim është PSDM-ja, e dyta është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe RDK, e treta BDI, e katërta Koalicioni për Manastirin – BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. e pesta Koalicioni Së Bashku për Gazi Babën e kryesuar nga BESA, e gjashta LKM, e shtata VMRODPMNE, e teta Lëvizja e Unitetit Ndërkombëtar e Turqve, e nënta Aleanca për Shqiptarët, e 10-ta është TMRO, 11-TA është Partia Demokratike e Turqve , GROM është e 12-ta, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE është 13-ti, BESA E 14-TA, PDSH është e 15-ta, e Majta e 16-tas, PPD e 17-ta, Lidhja e Romëve e 18-ta, ndërsa LSDM-ja e 19-ta.