Veseli kërkon njohjen nga Madagaskari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, Amido.

Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan.

Ai gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Kryeparlamentari kërkoi nga Amido që Madagaskari ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.

Nga ana e tij, Amido falënderoi Veselin për pritjen dhe vlerësoi progresin e bërë në Kosovë, ndërsa shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme