Apeloj deri te të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të dalin të votojnë pa frikë për shkak se janë krijuar të gjitha kushtet që të votohet në mënyrë demokratike, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pasi votoi në Zajaz.
Është shumë e rëndësishme, tha, rezultati të pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.
“Madje, të gjithë ata të cilët do të zgjidhen do të duhet të punojnë në interes të qytetarëve që të krijohen kushte që të kemi prosperitet ekonomik dhe politik të shoqërisë”, shtoi Ahmeti