Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën për shtyp kumtoi se policia nga hapja e vendvotimeve deri në mesditë janë regjistruar shtatë raste për ryshfet.
Ai nuk zbuloi detaje vetëm tha se policia po punon në zbardhjen e rasteve.
MPB u bën thirrje qytetarëve që të paraqesin çdo parregullsi gjatë votimit.
Ndryshe sipas policisë në votimin e sotëm në Zgjedhjet lokale nuk ka prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike. Është shënuar një incident në komunën Butel, i cili nuk lidhet me zgjedhjet.
Njoftoi se janë regjistruar ndërprerje të përkohshme ose vonesa të votimit në rreth 20 vendvotime për shkaqe teknike dhe votimi ka vazhduar.