Të nderuar,
Ju kemi ftuar në këtë konferencë për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me tentativat e shumta të një partie politike, e cila duke e ndjerë humbjen, vazhdon të krijojë incidente dhe probleme të ndryshme, që kanë për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor.
Ndonëse deri më tani janë shënuar incidente të natyrave të ndryshme, siç është rasti i mbylljes së dy vendvotimeve në Gostivar, kërcënimet e disa vëzhguesvetanë dhe tentimin për të blerë vota në komunën e Sarajit, parregullsi në disa vendvotime në komunën e Butelit, tentativa për krijimin e incidenteve në komunën e Çairit, megjithatë reagimi i organeve të rendit të paktën deri më tani ka lënë për të nënkuptuar se nuk do të lejohet lëndimi i këtij procesi zgjedhor.
Po ashtu kemi informata të sakta edhe për tentativa të ndryshme kriminale, që përpiqen t’i bëjnë grupe dhe banda të një partie, e cila njihet për këtë mënyrë të veprimit, megjithatë kësaj radhe kanë hasur në rezistencën e popullatës, e cila është duke iu përgjigjur pozitivisht daljes në zgjedhje.
Kjo është dita kur populli e merr fatin ne duart e veta, vendimi i sotshëm përcakton të ardhmen e tyre jo vetëm për katër vite por edhe më gjatë. Kushdo që qëndron në shtëpi dhe nuk voton duhet ta dijë së është treguar i pandjeshëm ndaj të ardhmes së tij dhe fëmijëve të vet. Megjithatë i falënderojmë të gjitha ata që e kanë kryer këtë obligim qytetar.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/749634008558644/