31-vjeçari Sebastian Kurz është kancelari i ardhshëm i Austrisë, pasi që partia e tij, Partia Popullore e të Rinjve, fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e sotme parlamentare në këtë shtet.
Imigracioni dhe mënyrat për ta ndaluar atë, ishte kauza e tij kryesore gjatë fushatës parazgjedhore, përcjell “Zeri.info”.
Siç shkruan DW, atë vit, Austria u përdor si një portë për gati 900,000 emigrantë që dolën në Gjermani. Ajo gjithashtu mori më shumë se 68,000 kërkesa për azil në 2015, një nga përmasat më të larta në kontinent në krahasim me popullsinë.
Ndërsa SPÖ bëri fushatë për regjistrimin e uljes së papunësisë dhe rritjes ekonomike, kurse ÖVP e Kurz premtoi të parandalojë një përsëritje të valës së emigracionit 2015 dhe të shkurtojë aksesin ndaj përfitimeve të mirëqenies sociale për të sapoardhurit për të paktën pesë vjet.
Zgjedhja e Sebastian Kurz në krye të shtetit austriak ka shënuar histori, pasi që ai është kryeministri më i ri