Fitim Thaçi, në mesditën e së hënës, pritet të dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për sulmin fizik që i shkaktoi të premten gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.
Prokuroria e Shtetit, paraprakisht ia caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh, raporton KTV.
Avokati Gazmend Halilaj, është i bindur se ai do të lirohet me procedurë të rregullt, pasi thotë se përleshja ka ndodhur pa paramendim.
Por, version tjetër të incidentit e jep gazetari Vehbi Kajtazi.
Avokati Gazmend Halilaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë që rasti i të mbrojturit të tij të trajtohet vetëm si sulm i lehtë fizik dhe të mos marrë ngjyrime politike, pasi, sipas tij, klienti i tij nuk e ka ditur se po e sulmon një gazetar.
Vehbi Kajtazi është i bindur se Thaçi e sulmoi atë për shkak të shkrimeve të tij rreth zbulimit të mashtrimit të Milaim Zekës.
Madje, ai thotë se ka dëshmi që sulmuesi është shofer i Milaim Zekës dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, zgjerim të hetimeve dhe përfshirjen e tij në këtë rast.
Pak para mesnatës, Fitim Thaçi është dorëzuar në Stacionin Policori numër 2 në Prishtinë.
Ai nuk foli për media, pos asaj që nuk e ka ditur se kush ishte Kajtazi dhe që gjoja nuk kishte dijeni për shkrimet e tij kundrejt Milaim Zekës.
© KOHA.