Ai nuk ka dashur të flasë në lidhje me presionin amerikan, por ka deklaruar se presion më të madh ka marrë nga Brukseli në mënyrë që Kosova të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Nëse ju po insistoni, unë do t’iu them se presionet ishin më të hapura nga Burkseli. Ata më kërkuan mua që Kosova të hyjë në OKB. Kurse policia rajonale do të ishte në përputhje me numrin e banorëve në shtatë komunat serbe, që do të thotë se 68% shqiptarë e 32% serbë. Unë natyrisht që nuk pajtohesha me këto kushte komuniste”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net
Presidenti serb komentoi edhe reagimet e ndërkombëtarëve pas trenit të famshëm, ku theksio se Serbia ishte në gjendje t’i dërgonte njesitë e veta për mbrojtjen e serbëve.
“Një skenë torture ishte sjellja e trenit. Ata e përdorën si arsyetim me qëllim që të sjellin policinë dhe forcat speciale në veri. Unëiu thashë se nëse shqiptarët shkojnë te populli ynë, ne do t’i mbrojmë ata dhe do t’i lëvizim njësitet tona nga Kragujevi dhe Kraljeva”, shtoi presidenti serb.
“Në fund rezultati ishte se ROSU dhe policia shqiptare nuk shkuan në veri të Kosovës”, përfundoi Vuçiq. /Lajmi.net/