Rrëfimi i 15 vjeçares shtatzënë: Pas përdhunimit pata frikë nga babai

15 vjeçarja që u përdhunua nga fqinji i saj i moshuar në fshatin Velçan të Pogradecit arriti ta mbajë të fshehtë krimin deri kur u kuptua se ishte shtatzënë. Ajo tregoi në një intervistë për gazetën Panorama se pati frikë jo vetëm nga paragjykimet në fshat, por edhe nga babai i saj.
“Kisha frikë, por edhe më vinte turp, fshati do të më gjykonte, nuk do të më besonin. Kisha edhe frikë nga babai se mos mendonte që e kisha unë fajin, megjithëse unë nuk bëra asgjë të keqe” ka thënë Xh.Biba.
Pasi gjithçka është marrë vesh në fshat, ajo ka treguar momentin e përdhunimit edhe për mediat.
“Nuk e ndjeva kur hyri sepse dera e jashtme e shtëpisë ishte e hapur, nuk i mbyll kush shtëpitë në fshat gjatë ditës. Megjithatë nuk i thashë gjë pse hyri pa trokitur se e njihja, kishim hyrjedalje dhe kujtova se kishte ardhur për të takuar babain. Nuk arrita madje as t’i thosha gjë, sepse ai direkt m’u afrua dhe më shtyu. Atëherë u frikësova, por ai me forcë më detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Nuk kisha forcë ta ndalja, pastaj u largua menjëherë”
15 vjeçarja tha se Ligor B. përdhunuesi i saj mund të ketë qenë i dehur kur kreu aktin./lapsi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme