Modeli i ri në variantin benzinë është zhvilluar në njësinë Renault Sport të prodhuesit francez.
Megane ka njësinë 1.6 litra, e cila siguron 165 kuaj fuqi.
Vetura ka ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive, ndërsa nga 0 deri 100 km/h arrin për 8,2 sekonda dhe zhvillon shpejtësi maksimale prej 215 km në orë, transmeton kp.
Kompania thotë se vetura në regjimin e kombinuar të vozitjes shpenzon 6 l/100 km.
Në dispozicion janë katër mënyra të vozitjes – Eco, Comfort, Neutral dhe Sport.