Nga një janari i këtij viti e deri tani, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 8.115 lindje, 30 % e tyre janë me prerje cezariane. Ndërsa janë realizuar 4.645 operacione. Këto të dhëna u prezantuan nga drejtoresha e kësaj klinike dr. Myrvete Paçarada, gjatë një takimi që pati me UD. Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.
UD. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, mori pjesë edhe në takimin e rregullt të pasdites me kolegjiumin profesional të kësaj klinike, ku u njoftua për së afërmi nga mjekët për punën, sfidat dhe të arriturat e kësaj klinike.
Dr. Sejdiu u tha të pranishmëve në kolegjium se do ta keni mbështetjen e plotë nga ana ime si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, si me furnizim me barna dhe material shpenzues po ashtu edhe me gjëra tjera të nevojshme për realizimin e punëve të këtë klinikë.
Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.
© KOHA.