Kancelari i Austrisë me “fytyrë adoleshenti”, si braktisi shkollën për të arritur majat e politikës

Sebastian Kurz do të jetë pa dyshim lideri më i ri i Evropës, dhe do të mbajë mbi shpatulla një nga kombet më të pasura të kontinentit

 

I lindur më 27 gusht të 1986-s, ai është bërë i njohur në sferën ndërkombëtare që nga viti 2013, si ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë.

Ai u bë ministri më i ri i Evropës në moshën 27-vjeçare.
Në maj të këtij viti ai u bë kryetar i Partisë Popullore austriake (ÖVP). Pas zgjedhjeve legjislative më 15 tetor 2017, Kurz është bërë politikani më i dashur i austriakëve, duke mbështetur shumë nga nismat e popullit të tij.

Kurz ka lindur në Vjenë dhe është rritur në qytetit të Meidling, ku jeton ende. Ai përfundoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2004 dhe në vitin 2011, ai vendosi të braktise studimet juridike në Universitetin e Vjenës dhe të ndjekë një karrierë politike.
Në 2009-ën Kurz u zgjodh kryetar i degës së të rinjve të Partisë Popullore Austriake.

Ndërmjet viteve 2010 dhe 2011 ai ishte anëtar i këshillit të qytetit të Vjenës, ku u përqendrua në drejtësinë dhe sigurimin e pensioneve, shkruan syri.net.Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Kurz u zgjodh anëtar i parlamentit, duke fituar votat më të drejtpërdrejta se çdo anëtar tjetër i parlamentit.

Në dhjetor 2013, Kurz u bë Ministri i Jashtëm i Austrisë dhe punoi fort për të zgjeruar integrimin social. Kurz ishte ministri me i ri i qeverisë austriake që nga themelimi i republikës dhe ministri i jashtëm më i ri në botë.

Udhëtimi i tij i parë jashtë vendit ishte në Kroaci, ku theksoi mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e vendeve të Evropën Juglindore.
Në shkurt 2014, ai pritti raundin e parë të disa negociatave për programin bërthamor të Iranit në Vjenë, duke forcuar pozitën e Austrisë në dialog.

Si Kryetar i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Sebastian Kurz ftoi në Vjenë 30 ministra të Punëve të Jashtme, në mesin e tyre edhe Ministrin e Jashtëm, rus Sergej Lavrov dhe kolegun e tij ukrainas Andrii Deshchytsia, , në mënyrë që të negocionin për t’i dhënë fund krizës ukrainase.

Si pjesë e Iniciativës humanitare, Kurz priti Konferencën e Vjenës mbi Ndikimin Humanitar të Armëve Bërthamore në fund të vitit 2014.

Pas propozimit të tij, Vjena më vonë mbajti bisedimet që çuan në Planin e Përbashkët të Veprimit për programin bërthamor të Iranit në 2015-ën, shkruan Syri.net. Gjatë krizës evropiane të emigrantëve në vitin 2015, Kurz bëri thirrje për një kontroll më efektiv të kufijve të jashtëm të BE-së dhe paraqiti një plan me 50 pika drejt integrimit, me fokus të veçantë në fushat e gjuhës dhe arsimit, punës dhe tregut të punës .

Në vitin 2015, Kurz propozoi një ligj që ndalonte financimin e xhamive nga organizata jashtë vendit, duke paguar pagat e imamëve dhe duke rregulluar versionin e Kuranit që mund të përdoret në Austri.

Ai është njohur me nofkën “Wunderwuzzi” apo “Dikush që mund të ecë mbi ujë” . Sebastian Kurz është vetëm 31 vjeç pritet të bëhet Kancelari i ri i Austrisë dhe njëkohësisht lideri më i ri në botë.

“Është koha për të ndryshuar këtë shtet. Sot është një mundësi e mirë për ndryshime, faleminderit që e keni bërë këtë të mundur”, tha Kurtz pas fitores historike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme