Skena si nëpër filma, shikoni çka bëri i riu në polici

Një adoleshent nga Kavaja ka vendosur të bëjë një gjest shumë të guximshëm vetëm për të rimarrë motorin që ia kishte sekuestruar policia. 

Ai ka marrë përsipër riskun se mund të arrestohej vetëm e vetëm që të kishte sërish në përdorim motorin, që për 6 muaj qëndronte i parkuar në oborrin e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Në orët e para të mëngjesit, ai ka arritur të depërtojë brenda rrethimit të Komisariatit dhe nga aty ka nxjerrë motoçikletën tip “Yamaha”, që ia kishin bllokuar.

Pa rënë në sytë e policit rojë, ka arritur të futet brenda dhe të gjejë motorin e tij mes dhjetëra mjetesh të tjera që mbaheshin të bllokuar. Duke shpresuar se mund të dilte pa u vënë re, ashtu siç ishte futur brenda, 19- vjeçari me iniciale M.Gj., është nisur që të dalë bashkë me motoçikletën.

Por, në këtë moment është pikasur nga punonjësi i Policisë. Policia tha se adoleshenti u shoqërua menjëherë dhe u mor në pyetje gjatë orëve të paradites. Ndërsa rreth orës 16:00, u vendos arrestimi i tij.

Burimet thanë se motoçikleta tip “Yamaha”, që ai kishte tentuar të merrte nga komisariati, i ishte bllokuar si provë materiale më 18 prill të këtij viti.

“Rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj. 19 vjeç banues në Kavajë, pasi është futur në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Kavajë, te mjetet e bllokuara dhe ka tentuar të marrë motoçikletën tip ‘Yamaha’, të cilit i është bllokuar si provë materiale më datë 18 prill 2017″, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme