Kryeministri shqiptar Edi Rama do të qëndrojë nesër për vizitë në Shkup. Mësohet se Rama vjen në Maqedoni për të takuar liderët e partive politike shqiptare, por edhe për të realizuar takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.
“Në rast se zgjedhjet në Shkup shkojnë në rregull dhe pa ndonjë incident, vizita e Ramës do të realizohet me siguri. Nëse ndodh ndonjë devijim i procesit zgjedhor, atëherë vizita do të dështojë”, kanë thënë burimet e Gazetës Lajm nga Tirana.
Ata bëjnë të ditur se Rama do të kërkojë sërish unifikim të subjekteve politike shqiptare.