Bomba në veturë vret gazetaren që zbuloi skandalet nga “Panama Papers”

Një gazetare, shkrimet e së cilës për “Panama Papers” i paraprinë hetimeve për korrupsion në Maltë, është vrarë nga shpërthimi i një bombe në veturën e saj, afër shtëpisë së saj, të hënën.

Daphne Caruana Galizia ka vdekur në pasditen e së hënës, pasi vetura e saj, një Peugeot 108, është shkatërruar nga një pajisje shpërthyese, e cila e ka copëtuar veturën dhe i ka shpërndarë pjesët e saj në një fushë aty pranë.

Galizia, shkrimet e së cilës kanë joshur më shumë lexues sesa të gjitha gazetat e vendit bashkë, ka raportuar për figurat udhëheqëse dhe ato të nëntokës në vendin më të vogël anëtar të Bashkimit Evropian.

Shkrimet e saj më të fundit kanë goditur kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

Asnjë grup apo individ deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj gazetares.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme