Rama e ngushëllon Nikolla Gruevskin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe kryeministri shqiptar Edi Rama në takimin e sotëm kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, për gjendjen aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, Gruevski në takim ka theksuar se është për një bashkëpunim të hapur me Republikën e Shqipërisë të bazuar në një bazë parimore.

“Në atë drejtim nuk ndihmojnë dokumentet e ndryshme siç është Platforma e Tiranës e cila, si nga forma në të cilën ishte promovuar, ashtu edhe nga përmbajtja e saj nuk do të kontribuojë për zhvillimin e miqësisë të bazuar në baza të sinqerta mes të dy shteteve dhe mund të ketë efekt negativ për bashkëjetesën e ndërsjellë në Republikën e Maqedonisë”, ka theksuar Gruevski.

Sipas tij, është e mirëseardhur mbështetja e Republikës së Shqipërisë për integrim në NATO dhe se ekzistojnë sfida të përbashkëta për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i pritur.

Gruevski, siç qëndron në kumtesë, ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes të dy vendeve të cilat duhet të zhvillohen do të kontribuojnë për relaksimin e atmosferës dhe ndërtimin e besimit që nevojitet për paparim ekonomik dhe politik të rajonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme