Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur dje një tubim në qytetin e Besianës. Deputeti i kësaj partie, Albin Kurti gjatë fjalës së tij para qytetarëve të kësaj komune, duke përdorur shprehje llapjane “pasha Kuranin” e “pasha Musafin” tha se kjo parti do të fitoj në Llap.
“Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojna me fitu Llapin’, është shprehur ai, derisa i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe e duartrokitën.
Ndryshe, Vetëvendosje garon në Besianë me kandidatin për kryetar të kësaj partie, Ajet Poterën.
Për më shumë shihni videon nga momenti i fjalimit të Albin Kurtit në Podujevë.
https://www.facebook.com/mixhabajramm/videos/1609033349160161/